Plasin debatet në BBV/Qetsori-Ronaldos: Ke burrëri ti? Unë do të të zhburrëroj

Rikthimi i katër banorëve të vjetër në BBV ka sjellë dinamika dhe debate të reja në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri.

Ronaldo ka debatuar me Qetsorin. Ishte Ronaldo ai që e ngacmoi me fjalë dhe Qetsori iu përgjigj duke i thënë se do e zhveshë nga burrëria kur t’i vijë ora.

Ronaldo nga ana e tij u shpreh mi gatshëm dhe se mezi po e pret këtë moment.

Pjesë nga debati

Qetsori: Kam parë trima unë si puna jote.
Ronaldo Sharka: Sa burra kam kaluar unë si puna jote që kanë më shumë fjalë sesa vepra!
Qetsori: Ashtu ëë?
Ronaldo Sharka: Vetëm laparosin gjithë ditën, vetëm lidhje me burrërinë nuk kanë.
Qetsori: S’kanë lidhje me burrërinë ë?
Ronaldo Sharka: Me çfarë ka lidhje?
Qetsori: Ke burrëri ti, do të të zhburrëroj?
Ronaldo Sharka: Hë jepi. Kam, kam jepi.
Qetsori: Do të të vijë ora pa merak. Do të të zhburrëroj fare do të të zhvesh fare nga burrëria. Do të të vijë ora.
Ronaldo Sharka: Si pra si?
Qetsori: Mos u nxito avash, avash.
Ronaldo Sharka: Mezi po pres.
Qetsori: Po ti prit, çfarë ke ti, do të të vijë ora, do e shohësh.


Shtuar 3.04.2023 10:04