Plas me armë zjarri në mes të natës në Elbasan, terrorizohen banorët

Të shtëna me armë janë regjistruar gjatë natës në Elbasan. Kanë qenë banorët, që të terrorizuar kanë njoftuar policinë.

Mësohet se të shtënat me armë u dëgjuan për disa minuta në lagjen “Skënderbej” në zonën e njohur si “Ish-Kombinati i Drurit”. Të shtënat e para janë dëgjuar nga banorët rreth orës 02:25, por edhe pas disa minutash më vonë.

Të shtënat dyshohet se janë kryer me armë automatike. Paraprakisht nuk ka të dhëna zyrtare rreth kësaj ngjarje që ka krijuar panik te banorët e zonës.


Shtuar 9.05.2021 09:27