Plas grushti në Këlcyrë, përfundon te Trauma 65 vjeçari

Një përplasje mes dy personave ka ndodhur ditën e sotme në Këlcyrë.

Mësohet se Bardhul Sadikllaraj ka goditur me grushte në fytyrë shtetasin Ylli Lulo për motive të dobëta dhe ky i fundit është rrëzuar duke marrë dëmtime të rënda.

65-vjeçari është në gjendje kritike për jetën dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.


Shtuar 27.05.2021 13:02