Përplasje e rrallë është parë në parlamentin e Armenisë ku nuk ka munguar as përdorimi i grushtave mes deputetëve.
Pas humbjes së rajonit Nago-Karabak, palët fajësojnë njëra tjetrën si fajtore për dështimin e luftës.
Skenat e kaosit shpërthyen pasi një ligjvënës i partisë në pushtet i përshkroi disa nga ministrat e mëparshëm të mbrojtjes të vendit si “tradhtarë”. Përplasjet pozitë -opozitë krijuan një skenë aspak dinjitoze.
Për të qetësuar situatën garda e parlamentit është detyruar të ndërhyjë me forcë për t’i shpëtuar parlamentarët nga grushtet e shishet me ujë që hidhnin mbi njëri-tjetrin.
Pati dhe ata deputetë të cilët nuk nguruan të ngrinin telefonat lart për të filmuar këto momente epike.
Parlamenti aktual u mblodh për herë të parë në fillim të këtij muaji pas zgjedhjeve të kësaj Vere që i fitoi partia e Kryeministrit Nikol Pashinyan.
Tensionet e brendshme politike janë rritur në Armeni që nga lufta që humbën vitin e kaluar nga Azerbajxhani.
Në këtë luftë forcat azere i dëbuan forcat etnike armene nga territoret që kishin kontrolluar që nga vitet 1990 përreth rajonit të Nagorno-Karabakh./albeu.com