Plane për plazh? Mësoni deri kur do të vijojë moti i paqëndrueshëm

Nëse keni organizuar ndonjë plan për të marrë fuqishëm rreze buzë detit fundjavën e ardhshme, përgatituni t’i shtyni.

Moti në gjysmën e parë të qershorit s’është fare në anën tonë dhe rreshjet “surprizë” do të vijojnë për ditë të tëra.

Sipas Meteoalb, 15 ditët e para do të dominohen ngaq vranësirat dhe rreshjet e shiut. Lajmi i mirë është se shirat lokalë do të largohen gjatë fundjavës, por vranësirat dhe temperaturat e ulëta jo!

“Temperaturat e ajrit në fakt, sjellin një rënie me 2 gradë Celcius gjatë kësaj fillim jave duke bërë që ditën e martë të zbresin në vlerat minimale në 9 gradë Celcius në zonat malore ndërsa maksimumet pritet të shkojnë deri në 28 gradë Celcius në ultësirën perëndimore.” – u shpreh meteorologu teksa theksoi se nga dita e mërkurë e në vijim, gjërat do të ndryshojnë dhe mund t’i riktheheni fustaneve të hollë.


Shtuar 8.06.2021 12:44