Plagosja me armë zjarri në Tiranë, reagon policia: 45-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spital

Policia ka reaguar lidhur me të shtënat me armë zjarri në Tiranë, ku i plagosur mbeti Ilirjan Dosti, 45-vjeç. Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”. Ndërkohë i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë.

Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Shtuar 17.04.2026 19:50