Të shtënat me armë zjarri në Tiranë/ Autori komshi me të plagosurin dhe nën efektin e alkoolit! Si nisi konflikti mes tyre

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në Tiranë. I plagosuri i identifikuar si Ilirjan Dosti, është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Siç raportohet, autori i dyshuar i ngjarjes është komshi me të plagosurin, ndërsa konflikti mes tyre dyshohet të ketë nisur për shkaqe banale.

Mësohet se autori ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes, çka ka përshkallëzuar konfliktin që ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit. Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Shtuar 17.04.2026 20:05