Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kaluar në lagjen Kodër, Shijak. Sipas raportimeve të policisë, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin, janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç. Si pasojë e konfliktit, ky i fundit është plagosur me armë zjarri.
Ndërkohë dy autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim.
“Rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.
