Plagosje me armë gjahu në Shkodër, 72-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një plagosje me armë zjarri dyshohet të ketë ndodhur në Shkodër.

Një 72-vjeçar është paraqitur në spitalin e Shkodrës i plagosur në krah.

I moshuari i cili është banues në Shllak të Shkodrës është qëlluar me armë gjahu.

Ai është plagosur në rrethana ende të paqarta. Mësohet se i moshuari është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. /albeu.com/

 


Shtuar 28.08.2021 10:44