Plagosja me armë zjarri në “Don Bosko”, zbardhen detaje të reja

Mesditën e sotme, shtetasit Kastriot Elezi 45-vjeç dhe Ronaldo Metushi 22-vjeç, kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Sipas informacioneve policore, ata ndodhen në spital teksa janë duke marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të marte në zonën e Don Boskos në kryeqytet.

Sipas informacioneve edhe nga komunikata zyrtare e policisë, 2 të rinjtë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, njëri është dëmtuar në këmbë e tjetri në shpatull.

Teksa ende nuk ka informacione lidhur me autorët.

Ndërkohë, dyshohet se nuk kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, paraprakisht dyshohet se ka qenë e paramenduar.

Teksa njëri nga të plagosurit rezulton se është me precedent penal.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit Kastriot Elezi 45-vjeç, dhe Ronaldo Metushi 22-vjeç, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në zonën e Don Boskos në Tiranë. Sipas informacioneve, raportohet se autori ka qenë duke ecur në këmbë, kur ka qëlluar me armë zjarri drejt dy personave.

Gjithashtu, mësohet se autori i ngjarjes mbante kapele. Ai është larguar me motor pas të shtënave, duke humbur gjurmët.

Policia e Tiranës, njofton se të plagosur kanë mbetur Kastriot Elezaj dhe Ronaldo Metushi, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 3.09.2024 15:23