Plagosja e rojës së kanabisit, reagon SHÇBA

SHÇBA ka reaguar lidhur me plagosjen e rojes së kanabisit, Greseld Shpataraku në një fshat të Fierit.

Sipas autoriteteve, veprimet e policisë të rregullta dhe se qëlluan me armë ndaj të riut në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

“Nga hetimet paraprake të kryera në vendngjarje dhe nga deklaratat e dëshmitarëve u arrit në përfundimin se veprimet e punonjësit të policisë klasifikohen si të rregullta juridikisht dhe në përputhje me procedurat standarde të përdorimit të armës, duke qenë tërësisht në kushtet e mbrojtjes së nevojshme”, thotë SHÇBA.

Sipas njoftimit, policët u përplasën me 29-vjeçarin gjatë kontrollit në terren për kultivim të bimëve narkotike dhe i bënë atij thirrje të ndalonte, por Shpataraku ka shfaqur rezistencë duke mbushur armën për të qëlluar në drejtim të tyre.

Në kushtet e një situate të tillë, punonjësi i policisë ka qëlluar në drejtim të të riut të armatosur duke e plagosur atë në shpatull.

Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan:

  • 1 automatik me dy krehëra të lidhur me natriban, të mbushur me nga 30 fishekë secili. Automatiku në vendngjarje u gjet në gjendje të gatshme për të realizuar qitjen;
  • rreth 180 fishekë me pako të cilat u gjetën në çadrën e vendstrehimit;
  • çadër strehimi i tipit alpin me tesha për fjetje dhe ushqime.
  • rreth 270 gota të mbjella me fidanë të bimës Kanabis Sativa, dhe dy parcela me 23 bimë të mbjella në tokë;
  • 1 telefon celular

Shtuar 18.05.2021 04:05