Pas plagosjes së dyfishtë që ndodhi në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, autoritetet janë mobilizuar për kapjen e autorit të të shtënave, Lul Rakaj.
Me qëllim kapejn e autorit të plagosjes se dy shtetasve paraditen e sotme ne fshatin Vrakë, i cili është larguar duke marrë me vete dhe armën e zjarrit pistoletë me vete, kanë shkuar dy grupe të Forcave Speciale Renea, të cilat janë duke mbërritur në Malësinë e Madhe.
Sakaq, ende mbeten të paqarta arsyet përse Rakaj hapi zjarri ndaj dy të plagosurve, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin mjekimin e nevojshëm.