Plagosja e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet lidhja me zhdukjen e Jan Prengës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Shkodër ku u plagosën me armë zjarri.

Në fshatin Bardhaj të Shkodrës janë qëlluar me armë zjarri dy vëllezërit Hoten dhe Marjan Doçi.

Burimet bëjnë me dije se dy vëllezërit janë të afërm të Gentian Doçit, emri i të cilët është lakuar për pengmarrjen e Jan Prengës.

Gentiani është një prej personave të shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës në Kamëz.

Ndërkohë që në kërkim është shpallur edhe nga drejtësia italiane pasi akuzohet për trafik kokaine.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/informacion paraprak

Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D., 23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve./albeu.com/

 

 

 


Shtuar 20.03.2021 21:10