Plagosja e 20-vjeçares në Vlorë, flet drejtori i policisë

Mesditën e sotme Vlora është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një djalë nga Shkodra ka qëlluar me armë zjarri një vajzë rreth 20 vjeç dhe më pas ka hedhur një granatë që nuk ka shpërthyer.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar drejtori i Policisë Vlorë, Bledar Çeliku, i cili në një pronocim për mediat ka thënë:

“Ka ardhur një telefonatë në ambientet e Drejtorisë Vlorë që ka patur krisma me armë në afërsi të ambulancës, në një lokal. Falë forcave të policisë që kanë qenë në afërsi është bërë e mundur arrestimi I personit të dyshuar dhe është sekuestruar arma e krimit. Kemi një vajzë të dëmtuar, një vajzë 20 vjece e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Do ju njoftojmë në vazhdim për të reja të tjera”./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 12:53