Plagosja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, nisin hetimet për 7 të mitur

Policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 7 të miturit të moshave 14 deri në 16 vjeç, që u përfshinë në sherrin me thikë dy ditë më parë, nga ku mbetu i lënduar një 15-vjeçar.

Kujtojmë se sherri ndodhi në vendin e quajtur “Katrori”, ku gjatë një konflikti të çastit, u dëmtua në këmbë me thikë një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër-Informacion shtesë/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 12.07.2023, për konfliktin e çastit të ndodhur në lagjen “18 shtatori”, Gjirokastër, në vendin e quajtur “Katrori”, ku si pasojë u dëmtua me mjet presës (thikë), një 15-vjeçar, sqarojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, nisi procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas të mitur, të moshave 14-16 vjeç, pasi janë përfshirë në këtë konflikt dhe njëri prej tyre e ka goditur 15-vjeçarin, me mjet prerës (thikë). 15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën./albeu.com/