Gjykata e Fierit ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 30 vjecarin Klodian Çobaj, autori i plagosjes me thikë të nënës së tij, Donika Çobaj. Ngjarja ndodhi në datën 5 korrik në Dukas të Patosit.
Masa e sigurisë është zhvilluar pa avokat pasi këta të fundit kanë disa ditë që janë në grevë pa afat duke bojkotuar jo vetëm seancat gjyqësore por edhe masat e sigurisë.
Gjyqtari i çështjes ishte Taulant Banushi dhe Prokuror Hysen Ajasllari. Togat e zeza pasi kanë dëgjuar prokurorin e çështjes dhe të pandehurin vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’.