U tha se i moshuari u rrëzua aksidentalisht nga biçikleta dhe ndërroi jetë, policia zbardh ngjarjen e rëndë në Dimal

Aksidentoi me motor 63-vjeçarin në Dimal, dhe ngjarja u referua si aksidentale, arrestohet 29-vjeçari.

Dimal/U referua fillimisht si ngjarje aksidentale, pas hetimeve të thelluara të Policisë, në bashkëpunim me AMP, zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 29.06.2022, ku mbeti i lënduar rëndë një 63-vjeçar, i cili më pas humbi jetën në spital.

Të lidhura

None found

Identifikohet dhe vihet në pranga shtetasi që aksidentoi me motomjet 63-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nisur nga dyshimet e krijuara për ngjarjen e ndodhur më datë 29.06.2022, në aksin rrugor “Samatic – Drenovicë”, ku mbeti i dëmtuar rëndë shtetasi K. H., 63 vjeç, i cili më pas, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën në spital, thelluan hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Më datë 29.06.2022, u gjet në rrugë, i rrëzuar nga biçikleta, shtetasi K. H. Në bazë të dyshimeve të krijuara se 63-vjeçari nuk ishte rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, siç u raportua fillimisht, por ishte goditur nga një mjet tjetër, gjithashtu bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, falë bashkëpunit me AMP, u referuan materialet në Prokurori, si dhe u bë regjistrimi i procedimit penal, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë i mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë me prova ligjore i kësaj ngjarjeje, si dhe ndalimi i shtetasit E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Drenovic, Dimal, për veprat penale të lartpërmendura.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 29.06.2022, në aksin rrugor “Samatic-Drenovicë”, rreth orës 20:00, shtetasi E. D., duke drejtuar një motomjet, pa targa, ka goditur shtetasin K. H., i cili ka qënë duke drejtuar biçikletën dhe është larguar nga vendngjarja. Si pasojë e goditjes me motomjet, 63-vjeçari është rrëzuar nga biçikleta dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë, si pasojë e të cilave humbi jetën në spital, në datën 30.06.2022.

Vijon…

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare ish-kongresmeni amerikan Barney Frank

Bashkimi Europian po përballet me një debat të ri strategjik mbi mënyrën se si duhet të angazhohet me Rusinë, në një moment kur lufta në Ukrainë vazhdon dhe përpjekjet diplomatike nuk kanë sjellë ende rezultat.  Sipas raportimeve ndërkombëtare, në Bruksel dhe në disa kryeqytete europiane po diskutohet ideja e emërimit të një të dërguari të posaçëm për negociatat me presidentin rus Vladimir Putin.  Në mesin e emrave që po përmenden janë ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ish-kryeministri italian, Mario Draghi.  Të dy shihen si figura me peshë politike dhe teknike, të afta për të përfaqësuar Bashkimin Europian në një proces të ndjeshëm diplomatik.  Diskutimet vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë sinjalizuar gatishmëri për përfshirjen e më shumë aktorëve ndërkombëtarë në negociata, ndërsa BE-ja ka frikë se mund të mbetet jashtë një procesi vendimtar për të ardhmen e luftës.    Pesë vende të BE-së propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor Që nga viti 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës, Bashkimi Europian ka ndërprerë kanalet zyrtare të komunikimit me Moskën, me përjashtim të kontakteve sporadike diplomatike.  Megjithatë, mungesa e progresit në bisedimet ekzistuese ka nxitur shqetësime në Bruksel se Evropa rrezikon të mbetet në periferi të një marrëveshjeje të mundshme paqeje, e cila mund të mos reflektojë plotësisht interesat e saj strategjike.  Për këtë arsye, disa shtete anëtare po mbështesin idenë e një përfaqësimi të unifikuar europian në tryezën e negociatave, ndërsa të tjera mbeten më skeptike për realizueshmërinë e një nisme të tillë dhe reagimin e Rusisë.  Ndërkohë, vetë ideja e rikthimit të kanaleve të dialogut me Moskën po shihet si një hap i ndjeshëm politik, që mund të ndikojë jo vetëm në dinamikën e luftës në Ukrainë, por edhe në të ardhmen e marrëdhënieve BE–Rusi.

Dyshimet për abuzime me tendera, Apeli i GJKKO shpall të pafajshme Sonila Qaton! Ja çfarë vendosi për të akuzuarit e tjerë

Ulet nafta me 3 lekë, Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për hidrokarburet

Trump pë Iranin: Do t’i jap një mundësi negociatave! Nuk jam me nxitim

Gazetarja Klodiana Lala: Akuzat ndaj Ballukut mund të ashpërsohen, pas Agron Tares, për këtë çështje ka dy fletë-thirrje në SPAK edhe ndaj Igli Tares

Kërkesa për shfuqizimin e “arrestit në burg”, Klodiana Lala: Veliaj më i interesuar për vendimin e Gjykatës së Lartë! Nëse Kushtetuesja vendos në favor të tij…

Shkurte Fejza takohet në Amerikë me ish-presidentin Bill Clinton: Mirënjohje nga zemra në emër të popullit të Kosovës

jojobetjojobetjojobetcasibommeritkingpokerklasPokerklasJojobet GirişjojobetHoliganbet GirişjojobetOnwin Girişdeneme bonusu veren siteler