Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim në Vlorë, pasi plagosi me thikë ish-bashkëshorten, si dhe i ka vjedhur asaj një aparat celular dhe një shumë parash.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë, ish-bashkëshorten, si dhe i ka vjedhur asaj një aparat celular dhe një shumë parash. Punohet për kapjen e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.