Plagosi 5 shtetas brenda xhamisë në Tiranë, ky është autori 34 vjeçar që u arrestua (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku një shtetas 34-vjecar me origjinë nga Burreli hyri në xhaminë “Dine Hoxha” dhe qëlloi me thikë 5 shtetas duke i plagosur.

Autori është shtetasi Rudolf Nikolli, dhe është vënë në pranga nga policia e Shtetit.

Por kush është autori?

Nikolli me origjinë nga Klosi, Mat, është një shtetas i njohur për policinë e Shtetit dhe për plagosjet me thikë.

Vetëm pak javë më parë ai ka qëlluar me thikë, një shofer autobuzi i linjës Klos-Tiranë pas një sherri mes tyre në terminalin e autobuzave.

Plagosja në terminalin e autobuzave në Mars:

Një 32-vjeçar është plagosur me thikë nga një tjetër person. Siç raporton News24, konflikti ka ndodhur në terminalin e autobusëve të veriut në Tiranë.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Robert Kurti, ndërsa autor është 34-vjeçari Rudolf Nikollaj.

I plagosuri  u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kurse autori u shpall në kërkim. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar  (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur  neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli,  i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e  parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. /albeu.com/

 

 


Shtuar 19.04.2021 15:31