Një sherr mes dy familjeve ka ndodhur para dy ditësh ku kanë mbetur të plagosur disa persona.
Në njoftimin zyrtar të policisë së Kamëz, bëhet me dije se personi me inicialet F. L., ka goditur me mjet prerës kushëririn e tij, H. T.
Ndërkohë ditën e sotme ky shtetas është arrestuar nga policia.
Kujtojmë se gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, M. L., B. C., si dhe një 15-vjeçar. Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. L., 31 vjeç, banues në Bathore, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin H. T., 42 vjeç. Gjithashtu, gjatë konfliktit kanë mbetur të plagosur lehtë në duar, shtetasit R. C. dhe M. L./albeu.com