Një shqiptar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së hënës në Rimini, Itali. Sipas raportimeve nga mediat italiane, 31-vjeçari shqiptar është goditur me thikë pas shpine.
Personi që u plagos (i paidentifikuar nga raportimet mediatike) ka dëshmuar se u qëllua nga dy persona me origjinë nga Afrika e Veriut në nënkalimin e “Via Madrid”. I pari që i ka ardhur në ndihmë të plagosurit ka qenë një hotelier, i cili ka lajmëruar ambulancën.
Për momentin nuk ka asnjë identifikim nga Policia të autorëve.
Pista që mbizotëron aktualisht, është se mund plagosja mund të jetë një “larje hesapesh”, në lidhje me aktivitetet e trafikut të drogës që mund të ishin zhvilluar në zonë. Shqiptarit nuk i është vjedhur as portofoli dhe as celulari.