Plagoset futbollisti i Flamurtarit, bie pre e grabitjes në Vlorë

Futbollisti 31-vjeçar i ekipit të Flamurtarit, Sodiq Atanda është plagosur me thikë pasditen e sotme në Vlorë.

Sipas raportimeve, i riu nga Nigeria ka rënë pre e një grabitje. Mësohet se është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Ende nuk ka detaje mbi autorët ndërsa policia ka nisur kërkimet.


Shtuar 14.03.2025 19:51