Pjesë e bandës “Habilaj”, SPAK kërkon 8 vite burg për ish-policin Kohila

SPAK ka kërkuar 8 vite burg për ish-punonjësin e policisë Gjergji Kohila.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar 8 vite burg për ish-punonjësin e policisë Gjergji Kohila.

Kohila dyshohet se bashkëpunonte me grupin e Habilajve në trafikun e drogës nga Vlora drejt Italisë. I arrestuari tjetër Sokol Bode, ish-shefi i stacionit policor në Dhërmi, nuk e ka pranuar gjykimin e shkurtuar ndaj është veçuar dosja.

Fillimisht ata u hetuan së bashku me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorine  policisë së vlorës Jaeld Çela por më pas për shkak se ato vijojnë arratinë, çështja e tyre u veçua. /albeu.com/


Shtuar 1.11.2021 14:25