Pfizer vs Merck: Çfarë duhet të dini për dy pilulat anti-Covid

Dy pilulat e reja antivirale nga kompanitë amerikane të barnave Merck dhe Pfizer, kundër Covid-19 pritet të ndihmojnë në luftën me koronavirusin, kur ato të bëhen gjerësisht të disponueshme.

Ndërkohë, shtrirja e përdorimit të tyre në grupe të ndryshme pacientësh është nën hetim. Fillimisht, pilulat treguan një premtim të madh te të rriturit e diagnostikuar me Covid-19, ndërsa po shqyrtohet nëse ato mund të parandalojnë infeksionin te njerëzit e shëndetshëm të ekspozuar ndaj koronavirusit .

Më poshtë albeu.com do ju sjellë një përmbledhje të asaj që deri më tani dimë rreth këtyre dy pilulave

Cila pilulë funksionon më mirë?

Të dhënat e provave klinike nga të dyja kompanitë tregojnë se pilula Pfizer është më efektive, por kompania nuk i ka publikuar ende të dhënat e plota. Sipas Pfizer, pilula zvogëlon me 89% rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjen e pacientëve me rrezik të lartë me Covid-19, nëse administrohet brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave, dhe me 85% nëse administrohet brenda pesë ditëve, raporton albeu.com.

Ndërsa pilula Merck zvogëlon gjasat e shtrimit në spital ose vdekjes me 50% në pacientët në rrezik të sëmundjeve të rënda, nëse ilaçi administrohet brenda pesë ditëve të para nga fillimi i simptomave, duke mos dhënë efikasitetit të vlerësuar nëse pilula jepet më herët, brenda tre ditëve të para.

Pilula Pfizer quhet Paxlovid, ndërsa pilula Merck  quhet Lavgevrio, të paktën në Britaninë e Madhe ku u miratua për lëshim.

Pse janë të rëndësishme këto dy pilula?

Megjithëse ka disa vaksina të disponueshme në mbarë botën për të parandaluar Covid-19, opsionet e trajtimit për ata që tashmë kanë koronavirus janë ende të kufizuara. Deri më sot, pacientët që nuk janë shtruar ende në spital, por janë në rrezik për Covid-19 të rëndë, mund të marrin vetëm ilaçe antitrupash, të cilat janë të shtrenjta, jo gjerësisht të disponueshme dhe jepen në mënyrë intravenoze në spitale.

Si funksionojnë pilulat e reja?

Të dyja jepen për pesë ditë në dy doza: Pfizer tre tableta në mëngjes dhe tre në mbrëmje, ndërsa Merck katër në mëngjes dhe katër në mbrëmje.

Pilula Pfizer i përket klasës së frenuesve të proteazës dhe bllokon një enzimë që i duhet koronavirusit për t’u shumuar në trupin e pacientit. Sipas kompanisë, virusi mund të mos bëhet gradualisht rezistent ndaj ilaçit të ri, i cili jepet në kombinim me një tjetër, ritonavir, një antiviral më i vjetër që fuqizon veprimin e frenuesve të proteazës. Pilula Merck aktivizon një mekanizëm biologjik që ka për qëllim të shkaktojë gabime në kodin gjenetik të koronavirusit. Për shkak se shkakton mutacione gjenetike të rastësishme në virus, është e vështirë në këtë rast, sipas kompanisë, që virusi të bëhet rezistent ndaj ilaçit, raporton albeu.com.

Çfarë dimë për sigurinë e pilulave?

Dy kompanitë deri më tani kanë dhënë të dhëna të kufizuara, por kanë shprehur besimin për sigurinë e trajtimeve të reja. Pfizer raportoi se rreth 20% e pacientëve në provat klinike, një në pesë, kanë disa efekte anësore, kryesisht të buta. Efekte anësore serioze u raportuan në 1.7% të pacientëve që morën pilulën (krahasuar me 6.6% të atyre që morën placebo).

Merck raportoi se 12% e pacientëve që morën pilulën kishin efekte anësore. Merck siguroi se studime të ngjashme të ilaçit të saj të ri për një periudhë më të gjatë kohore dhe në doza më të larta se ato të përdorura te njerëzit, tregojnë se pilula e saj nuk shkakton defekte të lindjes ose kancer.

Po furnizimi me pilula?

Të dy kompanitë thanë se po punonin për të zgjeruar disponueshmërinë globale të pilulave të tyre. Pfizer tha se pret që të prodhojnë më shumë se 180,000 linjat e terapisë deri në fund të 2021 dhe të paktën 50 milion në vitin 2022. Merck pret të prodhojë 10 milionë seri trajtimesh deri në fund të vitit 2021 dhe të paktën 20 milionë në vitin 2022.

Sa kushtojnë ato?

Në SHBA, si vaksinat ashtu edhe trajtimet për Covid-19 ofrohen pa pagesë nga qeveria amerikane, ndërsa vendet e tjera negociojnë çmimet me të dyja kompanitë. Merck është një marrëveshje me SHBA-në për të furnizuar 1.7 milionë seri trajtimesh, një kosto totale prej 1.2 miliardë dollarë, ose rreth 700 dollarë për çdo rresht (dmth. për çdo “paketë” pilulash për pesë ditë). Mbretëria e Bashkuar përfundoi marrëveshje për 250,000 linja pilula të Pfizer, por me një çmim që nuk dihet ende./albeu.com


Shtuar 8.11.2021 08:25

Tags: ,