Komisionerët zgjedhore, kanë pezulluar procesin e votimit në Himarë fshat, kjo pasi qytetarët kanë shkuar për të votuar me karta identiteti i skaduara, ndërkohë që ligji e lejon këtë.
Por komisionerët, e kanë pezulluar votimin deri në një moment të dytë.
Një qytetare e pranon se ka humbur kartën e identitetit, por se kjo nuk duhet ta ndalojë ti heqë të drejtën e votës.
“Më kishte skaduar karta. E drejta e votës nuk humbet. Kryetari nuk më la të votoj. Po sikur ta humbas sot kartën nuk do votoj”, thotë votuesja.
“Ka shumë persona që janë me karta të skaduara dhe insistojnë që të votojnë me kartë, por ligji nuk e lejon. Për momentin është pezulluar votimi. Do vinë ktëa të KQZ, ligji e thotë qartë nuk lejohet të votohet me karta të skaduara dhe pasaporta nuk duhet të jetë e skaduar”, ka thënë Arqile Bollano i PS-se, kryetari i qendrës së votimit Kuç.
Pas disa minutave pezullim, procesi ka rinisur normalisht por ata që kanë qenë me karta identiteti të skaduara nuk janë lejuar.