Petkov në Maqedoni: Do të kemi një dialog të ri konstruktiv

Kryeministri bullgar Kiril Petkov, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se bashkëpunimi Shkup-Sofje, do të jetë real, shkruan Alast.

Ai tha se do të vazhdojnë edhe më tutje të punojnë dhe të sjellin rezultate të sakta që të mundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Bashkëpunimi Shkup-Sofje do të jetë real. Do të vazhdojmë edhe më tutje të punojmë dhe të sjellim rezultate të sakta që të u mundësojmë qytetarëve të lëvizin lirshëm. Cdo takim tani e tutje, do të caktohet me qëllime të carta, rezultate të carta dhe marrëdhënia miqësore nuk do të jetë vetëm në nivel politik por edhe biznesorë, etj. Atë që sot e arritëm është gjë reale. Kjo është një pun e përbashkët, do të kemi një dialog të ri konstruktiv dhe grupet mes vete do t’i specifikojnë gjërat. Sot jam një optimist i madh i aktiviteteve të përbashkta, dhe shpresoj se për secilën palë të ketë rezultate në kohë të shkurtër”, ka thënë Petkov./ Alsat.mk


Shtuar 18.01.2022 13:22