Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen uroi sot kryeministrin e ri hungarez, Peter Magyar, duke deklaruar se shpresa dhe premtimi për “një hov të ri” në Hungari përbëjnë një “sinjal të fortë në këto kohë të vështira”.
“Në këtë Ditë të Evropës, zemrat tona janë në Budapest”, shkroi ajo në një postim në platformën X.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, përshëndeti “një kapitull të ri në historinë e Hungarisë” pas fitores bindëse të Peter Magyar në zgjedhjet parlamentare kundër nacionalistit Viktor Orban.
“Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re hungareze”, shtoi ai gjatë një konference për shtyp në Bruksel
