Përshkallëzimi i luftës, BE: Sulmet pa dallim të Rusisë janë krime lufte

Pas përshkallëzimit të luftës në Ukrainë, ku Rusia ka goditur me dhjetëra raketa Kievin dhe zona të tjera, duke lënë pas viktima dhe të plagosur, ka sjellë regimin e Bashkimit Europian.

Komisioni Evropian i përshkruan sulmet me raketa në Kive si barbare, dhe shënjestrimin e civilëve si krime lufte.

Zëdhënësi i Punëve të Jashtme Peter Stano dënon sulmet “të neveritshme” ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile në “termat më të forta të mundshme”.

Kuptohet se vende si Polonia po bëjnë presion për sanksione të mëtejshme, duke përfshirë kufizime të reja tregtare dhe një ndalim për rusët që të blejnë prona në BE.

Blloku sapo miratoi një raund të tetë sanksionesh javën e kaluar pas disa pazareve të konsiderueshme midis vendeve.

Stano thotë se vendet anëtare të BE-së po vendosnin për hapat e ardhshëm.

Ai shton se BE-ja është e përkushtuar të ofrojë ndihmë të mëtejshme ushtarake me këstin e fundit të financimit që po finalizohet midis shteteve anëtare.

Reagime ka pasur nga të gjithë liderët e Europës

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një telefonatë urgjente me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Macron ripohoi mbështetjen e tij për Ukrainën dhe shprehu “shqetësim ekstrem” për raportet e viktimave civile, tha Pallati Elysée në një deklaratë.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz , ka folur gjithashtu me Zelenskyn, duke e siguruar atë për mbështetjen e Berlinit dhe nga shtetet e tjera të G7, ka konfirmuar një zëdhënës i qeverisë gjermane

Ministri i Jashtëm i Polonisë Zbigniew Rau i quajti sulmet me raketa “një akt barbarizmi dhe një krim lufte”, duke shtuar: “Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë. Ne qëndrojmë me ju Ukrainë!”

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly u bëri jehonë këtyre mendimeve, duke deklaruar se sulmet ruse ndaj liderëve civilë ishin “të papranueshme” dhe një “demonstrim dobësie nga Presidenti Vladimir Putin, jo forcë”.

Ministri i Jashtëm i Moldavisë , i cili ndan një kufi me Ukrainën perëndimore dhe ka zonën e vet të tokës të aneksuar nga Rusia (Transnistria), ka thënë se disa raketa lundrimi ruse që synonin Ukrainën kishin kaluar hapësirën e saj ajrore.

Moldavia thirri të dërguarin e Moskës në vend për të kërkuar një shpjegim për shkeljen, konfirmoi Nicu Popesku.


Shtuar 10.10.2022 12:56