Përplasje në “Ferma VIP”: Luana Vjollca i përgjigjet akuzave të Frederik Ndocit

Në episodin e fundit të “Ferma VIP”, Silvana Bushati u eliminua pas një televotimi me Alba Pollozhanin. Ky rezultat shkaktoi pakënaqësi te këngëtari Frederik Ndoci, i cili shprehu dyshime mbi transparencën e votimeve dhe akuzoi produksionin për manipulim të rezultateve.

Moderatorja e spektaklit, Luana Vjollca, reagoi menjëherë ndaj këtyre akuzave, duke theksuar se vendimet merren nga publiku dhe jo nga produksioni. Ajo i bëri të qartë Ndocit dhe pjesëmarrësve të tjerë se kushdo që ka dyshime mbi integritetin e spektaklit është i lirë të largohet.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Luana Vjollca: Më lejoni të iu them edhe një herë se është publiku ai që vendos.

Frederik Ndoci: Tani ne nuk i shohim votat e publikut, dyshoj te votat e publikut.

Luana Vjollca: Dyshon te votat e publikut, atëherë edhe një herë Frederik më the që dyshon tek votat e publikut.

Frederik Ndoci: Është një diçka që unë e mendoj.

Luana Vjollca: Praktikisht po hedh gjykime mbi produksionin, kështu që të jemi të kujdesshëm pavarësisht ndjenjave tuaja dhe pëlqimeve tuaj me njëri-tjetrin, të jemi të kujdesshëm se çfarë themi, të lutem. Kushdo nga ju që ka qasje të tillë mbi këtë produksion është i lirë në këtë moment të largohet.


Shtuar 8.04.2025 14:42