Dimitri Aslanidis ishte ndër viktimat viktimat e aksidentit tragjik mes trenave në Larisa të Greqisë.
Babai i tij ka treguar se 26-vjeçari kishte hipur në tren për të shkuar në Athinë për t’i propozuar të dashurës së tij dhe që atëherë nuk ka asnjë shenjë nga ai.
“Dimitris kërkon drejtësi. Dhe shoku i tij Sotiris dhe të gjithë fëmijët. Ne do ta çojmë deri në fund, që përgjegjësitë t’i caktohen jo vetëm shefit të stacionit, por të gjithë të përfshirëve”, tha Pavlos Aslanidis.
Aslanidis po ashtu theksoi se deri më tani nuk është bërë asnjë identifikim i ADN-së dhe se nga Policia është njoftuar se të dielën do të ketë diçka përfundimtare.
“Cili nga politikanët do të shkojë në burg për të gjitha këto veprime tragjike, kriminale, vrasëse”, tha avokati i tij Andreas Theodoropoulos. /albeu.com