Përplasja e trenave, mjekja në Larisa: Vështirë për t’u identifikuar viktimat, 7 trupa janë djegur dhe copëtuar

Trupat e viktimave të tragjedisë hekurudhore të ndodhur mbrëmjen e së martës në Tempe të Greqisë, vazhdojnë të transportohen për në Shërbimin e Mjekësisë Ligjore të Larisës.

Rubini Leontari, shefe e Shërbimit Mjekësor të Larisës, së bashku me ekspertët e mjekësisë ligjore Christos Kravaritis dhe Chrysavgi Kiousis dolën në një komunikim për mediat ku thanë se janë në proces identifkimi të viktimave.

“Kjo është një tragjedi masive. Jemi në proces identifikimi dhe identifikimi të trupave nga aksidenti i trenit në Tempe. Ky është një proces i mundimshëm që kërkon kohë. Është vërtet e pabesueshme ajo që ka ndodhur”, tha mjekja Rubini Leontari.

Ajo po ashtu ka theksuar se po bëhet nga shërbimi mjekoligjor, duke vlerësuar se numri i të vdekurve me siguri do të rritet.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me Ministrin e Drejtësisë, jemi në bashkëpunim të plotë me spitalin, guvernatorin dhe ministren e Shëndetësisë që janë këtu dhe me policinë që ka mbi supe detyrën tragjike të identifikimit të kufomave. Është një detyrë shumë e vështirë sepse trupat janë në gjendje shumë të keqe, do të duhen shumë orë, ndoshta edhe deri pasdite, fatkeqësisht trupat vazhdojnë të vijnë. Pasi të ketë mbaruar kjo fazë e dhimbshme për ne dhe familjet, do të fillojmë punën e autopsisë, nekropsisë dhe kthimin e trupave”.

Siç tha Leontari, puna e identifikimit është shumë e vështirë pasi trupat janë në gjendje shumë të keqe, 7 pprej tyre  janë të karbonizuar dhe të copëtuar.

“Pjesa tragjike është kur familjet fillojnë të identifikojnë trupat”, shtoi ajo.

Për moshat e viktimave ai tha se nuk ka fëmijë të vegjël, ndërsa siguroi se shumica e tyre janë të rinj dhe studentë.

Në një pikë tjetër ai tha se procesi i identifikimit do të vonohet pasi do të zgjasë shumë dhe për disa do të duhet të bëhet me analizë ADN-je./albeu.com


Shtuar 1.03.2023 10:08