Personi që shikoni në foton e mësipërme është Arjen Tase, efektivi i policië që teksa drejtote një skaf në plazhin e Potamit dhe kryente manovra të rrezikshme përplasi për vdekje një fëmijë 5-vjeçar në breg.
Tase aktualisht mban detyrën Komisar dhe më detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.
AMP ka ngritur menjëherë një grup të posaçmë për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes, ndërsa autori është arrestuar.
Në dëshminë e tij Tase është shprehur se skafi ka paraqitur probleme teknike, ndaj edhe ka humbur kontrollin./albeu.com