Është vetëdorëzuar në Policinë e Selanikut shqiptari, i cili të martën aksidentoi 21-vjeçaren greke dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
26-vjeçari pas aksidentit e la të renë në rrugë të gjakosur dhe të plagosur rëndë.
Të lidhura
None found
Sipas Protothema.gr, ai nuk kishte lejë qendrimi në Greqi dhe ishte me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e narkotikëve.
Ai mbërriti në polici, i shoqëruar nga avokati i tij rreth orës 11:00.
