Përplasi dy efektivët e “Shqiponjave”, arrestohet shoferi 67-vjeç: Nuk kam faj, më dolën para!

Një 67-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi 1 ditë më parë përplasi patrullën e Forcës “Shqiponja”.

Në pranga ka rënë shtetasi Shkëlzen Kastrati, 67-vjeç, ndërsa nga aksidenti mbeten të plagosur dy efektivë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se në dëshminë e tij, Kastrati ua ka hedhur fajin efektivëve të policisë duke deklaruar se i kanë prerë rrugën.

“U arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasi Sh. K., 67 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 13.08.2021, në lagjen nr.4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar patrullën e Forcës “Shqiponja” të cilët ishin në shërbim…”, njofton policia.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

U arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasi Sh. K., 67 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 13.08.2021, në lagjen nr.4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar patrullën e Forcës “Shqiponja” të cilët ishin në shërbim.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/