Përparim Rama vazhdon të kryesojë në Prishtinë, rezultati i deritanishëm

Ka nisur numërimi i votave të rundit të dytë në Prishtinë.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet e deritanishme. Nga 25.104 votat e vlefshme në Prishtinë, 51.16% të votave i ka fituar kandidati i LDK-së, Përparim Rama. Ndërkaq 48.84% të tyre i ka marrë Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje.

Deri më tash janë përpunuar 63.321 për qind të votave. Gjatë numërimit deritanishëm, Rama ka prirë vazhdimisht.

 


Shtuar 14.11.2021 20:07