Përpara Shtëpisë së Flamurit në Vlorë, Yuri Kim uron në shqip Ditën e Pavarësisë (VIDEO)

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar Ditën e Pavarësisë nga qyteti i Vlorës.

Përpara Shtëpisë së Flamurit, diplomatja amerikane thotë në shqip: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se 100 vjet më parë asgjë nuk mundi t’i ndalonte SHBA-të të mbronin pavarësinë e Shqipërisë, dhe asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot.

“Asgjë nuk mundi ta ndalojë SHBA që të mbronte pavarësinë e Shqipërisë njëqind vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e #DitëssëPavarësisësëShqipërisë. Gëzuar!”, thekson ambasadorja amerikane./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)


Shtuar 28.11.2021 15:15