Gjendja shëndetësore e his-kryeministrit Edi Rama është përmirësuar pas dy javësh në spital.
Nano është i shtruar në spitalin “Hygeia”, teksa mësohet se ai ka dalë nga intubimi dhe tashmë dhe ndodhet në pavijonin e Reanimacionit. Edhe pse gjendja shëndetësore është më e stabilizuar, procedura e “Trakeostomisë”, sipas bluzave të bardha po jep rezultate optimiste për shëndetin e ish-kryeministrit.
Kjo procedure lejon kalimin e ajrit dhe oksigjenit drejt mushkërisë nëpërmjet aparatit të vendosur. Kjo mundësohet nga një tub që është i lidhur me respiratorin dhe trakenë e pacientit.
Kujtojmë që Nano vuan nga insuficenca respiratore, pamjaftueshmëria e mushkërisë për të funksionuar normalisht. Ky problem shëndetësor kronik që po kalon Nano njihet në gjuhën mjekësore si SPOK.
Fatos Nano ka qenë 3 herë kryeministër i vendit në periudha të ndryshme dhe u largua nga pushteti dhe drejtimi i Partisë Socialiste në vitin 2005.