Përmbyten rrugët në Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve, trotuaret të pakalueshme nga qytetarët

Reshjet e shiut tashmë prej disa orësh në qytetin bregdetar të Vlorës, kanë shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim. Mësohet se qarkullimi i automjeteve në qytet ka hasur në vështirësi, pasi disa nga rrugët kryesore janë të përmbytura duke shkaktuar edhe trafik. Raportohet se rruga “Albano-Romina” është gati e pakalueshme për shkak të reshjeve të vazhdueshme.

Situata është përkeqësuar në qytet jo vetëm për automjetet, por edhe për qytetarët. Reshjet e dendura kanë bllokuar rrugët dhe trotuaret janë bërë të pakalushme.

Ndërkohë, po merren masa për normalizimin e situatës. Shërbimet e Ujësjellës-Kanalizime janë angazhuar në terren për pastrimin e rrugëve të bllokuara.


Shtuar 12.01.2025 19:23