Përmbyset autobusi me pasagjerë në Turqi, 8 të vdekur dhe 35 të lënduar

Një auobus me pasagjerë është rrëzuar në Turqi, teksa po shkonte nga Dijarbakir në Bodrum.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimeve paraprake, nga aksidenti kanë humbur jetën 8 persona dhe janë lënduar 35 të tjerë.

Të lënduarit janë dërguar në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta nga ekipet e Urgjencës së Shëndetit.

Adem Kaya, 54 vjeç, një nga pasagjerët të cilit i është thyer krahu në aksident, pretendoi se shoferin e kishte zënë gjumi.

“Nuk kishte akull në rrugë. Unë isha gjysmë në gjumë në momentin e aksidentit. Pashë autobusin duke fluturuar. Kishte njerëz nën autobus. Kishte njerëz që vdiqën, 8 persona me sa di unë. Ishte shumë keq. Pastaj ambulancat na dërguan në Spitalin Shtetëror të Afyonkarahisar.”, tha ai./albeu.com


Shtuar 5.02.2023 10:24