Përleshje të ashpra mes tifozëve në Athinë, ka të vdekur dhe të plagosur

Përleshjet mes tifozëve të AEK-ut dhe Dinamos së Zagbrebit në Greqi i kanë marrë jetën një të riu.

Një i ri 22-vjeçar humbi jetën pasi mori plagë të shumta me thikë dhe u plagosën katër grekë dhe katër kroatë.

82 tifozë kroatë, një austriak, një boshnjak, një shqiptar, një gjerman dhe dy grekë, u arrestuan, sipas televizionit.

Një grup prej 150-200 tifozësh të Dinamos kanë mbërritur në mënyrë të organizuar rrugës drejt Greqisë, në prag të ndeshjes së turit t tretë të kualifikimeve në Champions League mes AEK-ut dhe Dinamos.

Gjithashtu u dëmtuan edhe shumë makina e dyqane, pasi tifozët kroatë u vunë zjarrin kovave dhe degëve të thata pranë parkingut të hapur dhe thyen xhamat e makinave, sipas ERT.


Shtuar 8.08.2023 10:55