Përkeqësohet situata në Bërzanë, zjarri u afrohet banesave

Situata e zjarrit në Bërzanë të Lezhës nuk paraqitet aspak mirë. Zjarri, në zonën pranë urës së Zogut, është përhapur në masivin me pisha, duke kërcënuar banesat.

Në terren ndodhen forcat e ushtrisë, zjarrfikësi dhe autoritetet e tjera të cilat janë vendosur pranë zonës së banuar, duke mbrojtur banesat.

Kujtojmë se zjarri në Bërzane u riaktivizua mesditën e së enjtes dhe tashmë përbën një kërcënim për banesat nëse nuk merren masat./albeu.com


Shtuar 23.07.2022 15:31