Pas daljes nga salla e Kuvendit, kryeministri Edi Rama është ndalur për t’ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
I pyetur në lidhje me vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, Rama me ironi ka thënë:
“Mos e besoni se unë s’kam dëgjuar asgjë përvec atyre që janë të mirëkuptueshme në një ditë si kjo që nuk është e lehtë për PD, është një proces traumatik, duket të kemi durim dhe respekt për traumat e të tjerëve”.
/albeu.com/