“Se kjo fjalia më fut ankthin… “ Rama ironi me ministrin e Kosovës: A mund t’ia kurseni qytetarit “mirëseardhjen” në kufi?

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dy qeverive në Prishtinë ka folur më shumë me batuta e ironi. Këtë e bëri dhe me ministrin e Brendshëm të Kosovës, i cili ndërsa tha se do të ketë lehtësim procedurash në kufi. Rama i kërkoi të sqarohej se çfarë nënkupton me lehtësim procedurash se kjo fjali i fuste të dridhurat.

Ministri i Kosovës: Policia e Kosovës dhe Shqipërisë gëzojnë bashkëpunim të mirë. Në kuadër të kësaj sot do nënshkruajmë marrëveshjen që do lehtësojë kalimin kufitar.

Rama: A mund të bëj një pyetje unë, se kjo fjalia “do kemi disa lehtësira” më fut ankthin, se imagjinoj veten duke pritur në makinë lehtësirat… mund ta dimë si do kalohet në kufi në Korrik dhe Gusht? Ca janë këto disa lehtësira? Së bëhet fjalë që kur shkon njeriu për plazh mos ketë pengesa, ca do me thënë kjo tani?

Ministri: Nëse mundem, kur isha para disa ditësh në Shqipëri, polici kufitar në Vërrmicë më uroi rrugë të mbarë…

Rama: A mund t’ia kurseni dhe këtë urim udhëtarëve?! Ata kur kalojnë mos kenë fare polic aty, por të ketë ndalime të rastësishme? Mund të ndodhë kjo? Apo duhet patjetër një polic që t’i thonë mirëserdhët?

Ministri: Atë e mundëson vetëm protokolli.

Rama: Shpresojmë të jetë i fundit ky protokoll, dhe në korrik qytetarët të futen pa ua uruar polici mirëseardhjen…

Shtuar 20.06.2022 12:00