Përjashtimi i Berishës, Bejko: Vendimi i duhur, Berisha gabon kur thotë së Basha ndikohet nga Soros

Ish-kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko ka përgëzuar vendimin e guximshëm sipas tij të Bashës, për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Sipas tij, Basha nuk shkeli asnjë nen të statutit të PD-së.

Në një intervistë për Neës 24, Bejko thotë se Basha ishte nën presion dhe se mënyrën se si e mori vendimin ishte i diskutueshëm, por nuk shkeli statutin.

“Mënyra si u mor vendimi natyrisht ka vend për kritika, por vendimi në vetvete ka qenë i duhir. Është gjendur në ato rrethana për shkak të presionit që ushtroi ambasada amerikane për etiketën non grata të Berishës.

Basha mori vendimin e duhur, si e mori i diskutueshëm. Ka një klauzolë në statut, nuk është shkelur statute, i jep të drejtë kryetarit të PD të bëjë pezullime të përkohshme. Basha është në kohë të ratifikojë në Kryesinë e PD apo grupi parlamentar dhe mbylelt me kaq.

Më habit reagimi i Berishës që që në momentin që u përjashtua bëri një reagim që më ka çuditur. E ka etiketuar Bashën si njeri të Soros, njeri të lidhur me Ramën. Tha se do të dalë në bazë, përmendi dhe sovranitetin që ka humbur PD prej Bashës.

Por a e ka të drejtën morale Bersha të shprehet kështu? Them se jo. Kishte kohën e mjaftueshme ta bënte që ditën pas zgjedhjeve dhe kur nisi procesi i zgjedhjes së kryetarit të PD. Kujtoni se kandidatët kundër Bashës kërkonin ndihmën e Berishës, por ndihma nuk i vinte.’’- tha Bejko.

Po ashtu, Bejko tha se Berisha ka disa faktorë kundër për të ardhur sërish si kryetar i PD, teksa shtoi se tashmë lëvizja e Berishës do të jetë shkarkimi i Bashës.

Fillimisht duhen 3 mijë firma të anëtarësisë për të mbledhur Kongresin, por për Bejkon Berisha nuk ia del dot të shkarkojë Bashën. Edhe nëse i plotëson të gjitha kushtet, Bejko thotë se Berishën nuk kanë për ta lënë faktorë të jashtëm të drejtojë më PD.

‘’Nëse ka diçka që Basha e ka mbushurr kupën, ky është proces i gjatë. Aspektin moral Berisha nuk e ka. Flet për bashkim, por rrezikon ta çajë PD. Flet për bashkim, prurjen e saj në pushtet. Nuk mendoj që PD të vijë në pushtet me një lider që ka disa probleme, moshën, përkrahjen dhe konsumimin.

Faktori i katërt kundër është fakti që Berisha flet për bashkim dhe shoh se rreth tij bashkohen të gjithë. Por në parimin që armiku i armikut tim është miku im, do të gjejnë një mënyrë të rrëzojnë Bashën. Nëse flasim për të rrëzuar dikë që është legjitim, por është grusht shteti brenda Partisë.

Kam përshtypjen që PD në këtë moment, mbështetësit e vet janë ndarë në këto grupe. Edhe unë që kam një thes me kritika për Bashën, dua që PD të jetë e bashkuar, jam i paanshëm. Nëse Berisha e kishte parimore, ta ndërtonte në bazë parimi. Ti thotë shqiptarëve që ka gabuar, ka kërkuar të bëjë mirë për demokracinë, të kërkojë falje për gabimet apo çfarë do të bëjë mirë. Të kthehet në aksion, të krijoj një parti të madhe, të gjithë faktorët që janë larguar, të pakënaqur dhe s’kanë besim te Basha. Garantoj që kryetari të zgjidhet jo ai që dua unë, jo të jem kryetar për kandidat. Pastaj të thotë që do pensionohet dhe më pas të japë mendim nga shtëpia. Po ndodh luftë për pushtet. Të ndryshosh mendim që nesër që të preket interesi, kjo është luftë pushteti.

Unë mendoj se do të tentojë Berisha, do të bëjë një testim, do të shohë si do të eci, faktorë që vetë nuk janë shprehur. Dhe vetë Basha nuk është shprehur. Me sa kuptoj, strategjia e tillë të thotë të bjeri vetë kjo gjë. Berisha kur flet thotë diçka, ka peshë te demokratët. Demokratët janë të mërzitur dhe të trishtuar, janë të mërzitur me Bashën dhe fjala e Berishës mund të marrë peshë.

Berishës i duhen 3 mijë firma të anëtarësisë, të Kongresit që të kërkojë ribërjen e Kongresit të PD. Them se nuk arrin deri këtu. Mendoj që Berisha nuk do të ketë mundësinë të shkarkojë Bashën. Nuk do e ketë mundësinë. Do tentojë, mund të mbledhë 3 mijë firma, por nuk arrin ta shkarkojë sepse nuk do të lihet nga faktorë të tjerë. Nuk do ta lënë PD të udhëhiqet nga një person me etiketën non grata. Edhe nëse nuk do ta kishte, prap është i konsumuar për një pjesë të madhe të opinionit.

Unë kam punuar shumë ngushtë me Berishën. Them që ka bërë shumë, nuk besoj kurrë që Berisha të ketë dosje korrupsioni. Berisha gjëja më e mirë do të ishte të tëhiqej vetë. Pastaj le të thoshte të vërtetat. Pastaj ka vajza e djem PD që të mblidhnin firmat e të shkarkojnë Bashën. Basha do të jetë kryetar, PD nuk do të përçahet.

Basha duhet të shihet në pasqyrë, oferta për shqiptarët nuk është Basha që ka qenë. Ka mundësi të rikalkulohet, riformatohet dhe riformohet brenda vetes.

Nuk mund t’u ofrohemi shqiptarëve me nivelin e Ramës. Basha duhet të ketë modelin e tij”, tha Bejko.


Shtuar 14.09.2021 17:59