PËRGJIMET/ “Do i çosh 200 mijë lekë”, zbulohen pazaret dhe si u kthye burgu i Elbasanit në “han pa porta”

Në dosjen hetimore zbardhen të gjitha përgjimet nga prokuroria që implikojnë shefin e paraburgimit të Elbasanit, në Bradashesh dhe punonjësit për pazaret që bënin në institucionin e vuajtjes së dënimit. Pas arrestimit në Përrenjas me drogë, prokuroria vendosi në përgjim Genci Xhahysën, Engli Pjeçit dhe Ervin Velinë u vunë në përgjim.

Nga përgjimet telefonike dhe vëzhgimet ambientale rezultoi se Dardan Xhahysa porositet në telefon nga Genci Xhahysa dhe Ervin Velia që të dërgojnë tek Gentjan Gjata, që është pronari i biznesit pranë paraburgimit, një shumë prej 20.000 lekë me qëllim që ky i fundit t’ia japë shefit të paraburgimit Hysni Ndreu dhe Gazmir Metës, grup sigurie në burg me qëllim futjen në një dhomë të mirë.

Në përgjimet telefonike rezulton se Genci Xhahysa i thotë Dardanit qe kur të takohet me Gentjan Gjatën t’ia japë paratë dhe ti thotë janë porosia e Rigers Mihas. Nga përgjimet ka dyshime se lidhjen mes Hysniut dhe Genci Xhahysës e Ervin Veliut e ka bërë i paraburgosuri Riges Miha.

 

Përgjimet

Konkretisht bisedat janë kryer me datë 20.11.2021

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: …Lokalin para burgut e di, e pe?

Dardani: Po e di, po.

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: E pe e? eshte pronari aty, aty duhet te jet gruaja ose pronari.

Dardani: Po.

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: Edhe do li lesh 200 mije leke, keto jane per filonin, 100 do ti japi baba i atit,

Dardani: Ehhe!

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: Baba i Gelit,

Dardani: po,

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: U mbylle!? Eli u mbyll.

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: Me ke te te bi vete mo Neser a do iki atje ai Neser.

Dardani: Po pra

Dardani: He pra

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: Ka shjel..

Dardani: Shko njehere atje kry punet atje pastaj te shofim.

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: Se i bjen

Dardani: Sa te them une i bjer ti makinen pastaj qe te iki une me ftlan vend dhe po i shkoj une ne filan ven.(j/a u bena une me makinen e tjetrit. A po ka njefare makine per zotin e te ngel ne dore.

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: Ku di gje une ca zgjidhje me be.

Dardani: Se di o vallaj. Nuk e di ca me thene

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh:ee.

Dardani: I leni gjenat . Ju perhere kete muhabet lceni pa’sur. Perhere po te njehten gje.

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh:E di.

Dardani: Perhere ne cast te fundit. Nuk lehen gjenat per qastin e fundit i Q… n…. jam ne pune o burre.

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh:Po e di qe je ne pune o Dardan e di.

Dardani: Ca me then .

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: ..E di

Dardani: Hajt te mbaroj kete.

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: Hajt

Dardani: Jam me gjena ne dore.

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: Hajt

Dardani: Ik.

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: Miha, po, do shkosh aty tek pronari do i thush keto jane per Rigers Mihen, mbaji ketu se do vine ti marrin thuj, kaq.

Dardani: Ok.

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: Tek dera, tek burgu, kaq.

Dardani: E kam parasysh, tek lokali.

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: Eh tek lokali, aty shif pronarin, eshte o gruja, o..

Dardani: Po pra i njof njof, slikova bleva…,

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: Kshu qe neser shif mbasdite, mbasi te mbaroni punen, me ate vakt para…, ajo eshte hap ai, por gjithesesi ka mbasditja avash avash, vjene ai, i leni aty, do kalosh ti moresh ke baba i Gelit, do marresh cigaret, ftojt edhe ato, pastaj te shofim do foli Vini, po qe se vine ata te vini te honen, ti japesh keto fruta perimet 9a jane t-‘gjitha ato gjonat. n’rregull?

Dardani: Ne rregull. Degjon!?

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: He!

Dardani: Gjysmen do la mot atje une, ke baba i Gelit?

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: Ehh! Jo po flisja me nje shoke ne anen tjeter se i thashe qe neser i ke leket aty.

Dardani: ehhe! Ok.

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: Se jane per ate te modhin ketu, vari lesht, qe t’na leje te treve.

Dardani: E mo mire. Gjysmen do ta mar re tek baba i Gelit, gjysmen ketu?

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: Ehh! 50 i ke thuj, ti jepi ato, pastaj t’shofim sa do behet, se tek televizori pastaj i bi te fusi Vini, qe te blejme televizorin dhe t’shofin qysh do ta rregullojme mbrapa punen e televizorit, te. gjithe ka 60 mije leke, dmth 60 ai, 60 Gesi, 60 ai, 60 ne, e do marrim televizorin me gjithe digitalb, po m’duket dixhitalbi mund te blihet edhe ne Kavaje, se dixhitalbin nuk qenka e thenme ta hlejm ketu e mund ta moresh edhe me vete diten qe vjene, prandaj qe shif mos gjesh ndonje ofert dixhitalbi anej, i ben dhe nje ot’ert mujore, kur t’kesh kohe javen tjeter them…,

Dardani: Me mire jane ata o burr, po hik s’do mime ti marrim ketu po ho.

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: Sa bejne ato dixhitalbet?

Dardani: Ku di gje une.

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: Nuk e din e?!

Dardani: S’e kam haberin fare.

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: E mire, nejse, shif ben ndonje teiefonat andej ka Velija, na ben ndonje gjo.

Dardani: Po.

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: Noj kat, ndonje nji…, shif vet, ai tjetri, apo s’e ngacmove?

Dardani: Jo s’e ngacmova ate.

Genci Xhahysa nga burgu Bradashesh: F. po mire, shit mos ka shkrujt, se thuj thjesht sepse une nuk kam vale thuaj, e mbaj fike, e kupto, prandaj e ndezi gjate mbasdites, nese po lie, vari lesht, shif ato neser, atyre shegeve iher me i hy kshu. me theme! edhe dy arka nuk prish

Pas marrjes së këtyre informacioneve të siguruara nëpërmjet mjetit të kërkimit të proves sic është përgjimi nga oficerët të cilët ndjekin hetimet në lidhje me këtë cështje është arritur të sigurohen numrat telefonikë të Gentjan Gjatës i cili është pronari i lokalit dhe bashkëshortes së tij Luljeta Gjata.

Nga përgjimet telefonike të këtyre numrave  rezulton se Gentjan Gjata komunikon me persona të cilët janë të paraburgosur dhe më pas flet me familjarë të tyre me qëllim futjen e sendeve të kundraligjshme në ambjetet e paraburgimit kundrejt shumave të ndryshme të parave të cilat ua jep punonjësve të këtij institucioini./Abcnews.al