Përfundon votimi në burgun e Drenovës, sa të dënuar votuan?

Përfundon procesi i votimit në burgun e Drenovës në Korçë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në total nga 465 të dënuar, kanë votuar 110 të dënuar, ndërkohë që 183 të tjerë nuk kanë mundur dot. Kjo pasi i ka kapur ligji i dekriminalizimit.

Po ashtu mësohet se 158 të tjerë nuk kanë votuar sepse s’kanë qenë të pajisur me karta identiteti dhe për shkak të pamundësisë ekonomike nuk kanë mundur të aplikojnë për mjetin e identifikimit.

Kujtojmë se procesi i votimit në mbarë vendin përfundon në orën 19:00.


Shtuar 25.04.2021 17:47