Përfundon numërimi në Kukës, Petrit Malaj mbetet jashtë kuvendit

Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Kukësit për kandidatët për deputet duke u bërë kështu qarku i parë që peërfundon plotësisht procesin e numërimit.

Ky qark, përfaqësohet nga 3 deputetë, dy nga Partia Demokratike dhe një nga Partia Socialiste.

Sipas të dhënëve të KQZ nga PD, kandidatët më të votuar janë:

Flamur Hoxha – 9, 159 vota

Isuf Celaj- 5, 257 vota

Shyrete Koka – 3, 622 vota

Ndërsa nga PS, kandidatët më të votuar janë:

Gerta Duraku me 5, 368 vota

Petrit Malaj 3, 666 vota

Halim Dauti – 2, 059 vota

Shtuar 28.04.2021 09:04