Edhe pse nuk jeton më, Bashkim Fino merr vota në Fier

Para disa kohësh u nda nga jeta ish-kryeministri i Shqipërisë Bashkim Fino, i cili ka qenë kandidat për deputet në listat e PS-së në Fier.

Edhe pse vdiq, ai nuk u hoq nga lista, ku renditej i katërti.

Tani që ka filluar numërimi i votave të kandidatëve, Fino ka marrë vota. Ai ka marrë 31 vota nga numërimi i kutive të 124/580 qendrave të votimit.

Kujtojmë se PS ka dalë forcë e parë në Fier duke siguruar 9 mandate./albeu.com

Shtuar 28.04.2021 09:04