Përfundon misioni hapësinor, kthehen me sukses në Tokë 4 astronautët

Katër astronautë u kthyen pa probleme të dielën në Tokë pas një misioni në Stacionin Ndërkombëtare të Hapësirës. Astronautët mbërritën me kapsulën Crew Dragon të kompanisë SpaceX, duke zbritur me parashutë në ujërat e Gjirit të Meksikës, tha NASA.

Kthimi i tyre shënon misionin e parë të kapsulës Dragon nga kompania SpaceX për të dërguar e sjellë astronautë nga qëndrimet disa mujore në hapësirë. Misioni përfaqëson një bashkëpunim publik-privat mes kompanisë raketore SpaceX të sipërmarrësit Elon Musk dhe agjencisë federale amerikane për eksplorimin e hapësirës NASA.

Ekuipazhi me astronautët amerikanë Michael Hopkins, Victor Glover dhe Shannon Walker, si dhe astronautin japonez Soichi Noguchi u nisën nga Qendra Kennedy në Florida më 15 nëntor me raketën e SpaceX-it, Falcon 9.

Kapsula ra sot në det në orët e para të ditës pranë brigjeve perëndimore të Floridas./VOA


Shtuar 2.05.2021 16:06