Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, ja çfarë u kërkoi anëtarëve

Pak momente më parë, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së re të Partisë Socialiste, të cilën kryesocialisti Edi Rama, e mblodhi vetëm një ditë pasi anëtarët u votëbesuan në Asamble.

Në mbledhjen e cila që nisi që prej orës 18:30, në fokus të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ku është folur për planin dhe strategjinë.

Burime për mediat, bëjnë me dije se Rama ka kërkuar nga anëtarët e Kryesisë që të “zbrisnin në bazë” dhe të forconin lidhjet me strukturat lokale dhe elektoratin.


Shtuar 9.09.2024 20:37